KORÇE - Mijëra qytetarë me statusin e të pastrehit në qytetin e Korçës prej vitesh janë duke pritur rradhën në listë për të përfituar banesa sociale, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. 96 hyrjet e përfunduara vjeshtën e vitit 2011 për këtë kategori, po mbahen “peng” për burokraci të institucioneve.

Banorët e pastrehë,me problem të theksuara sociale dhe ekonomike shprehen se shumë herë ju është premtuar ndarja e banesave, por çdo gjë ka qënë premtim i kotë, pasi ata ende janë në qiell të hapur dhe pa asnjë shpresë.Ndërkohë që jashtë kamerave të irituar qytetarët e pastrehë deklarojnë gjithashtu se edhe këtë vit, banesat sociale do të jepen në shkëmbim të votës.

Krahas 96 banesave sociale me qera,”peng”,po mbahen dhe 35 hyrje të ndërtuara nga Enti i Banesave dhe të destinuara për t’u dhënë me kredi.Ndërkohë të interesuara pranë bashkisë bëhet e ditur se banesat sociale nuk janë ndarë ende pasi ka qënë një urdhër i Ministrisë së Punëve Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,e cila ka kërkuar mosndarjen e banesave deri në një rivlersim të rregullt të kritereve.

(ar.sh/shqiptarja.com)