Korçë, banorët e Qafzezit të prekur nga tërmeti i 1 qershorit nuk pranojnë të largohen nga çadrat dhe kontenierët

Banorët e Qafzezit të Korçës të prekur nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019 nuk kanë pranuar të largohen nga çadrat dhe kontenierët.

Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai ka qenë sot në Qafëzezë dhe ka takuar banorët e prekur.

Ai u ka kërkuar të largohen nga çadrat për t’u zhvendosur në banesa me qira, por është ndeshur me refuzimin e banorëve.

Banorët thonë se nuk largohen nga fshati sepse kanë aty gjithçka me të cilën jetonin, gjënë e gjallë dhe produktet bujqësore.

Ata janë shprehur se nuk mund t’i lënë ato dhe të largohen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja