KORCE- Kreu i Komunës Lenie në Gramsh, Astrit Bici, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në aksin Moglicë-Lozhan, ku mjeti të cilin e drejtonte Bici është rrëzuar 50 metra në humnerë, e më pas ka rënë në lumë. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona.

Dy të aksidentuarit babë e bir, Sinan e Gramoz Përfundi, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

makina ne humnere
(Në foto: Makina  e Astrit Bici, kryetari i komunës Lenie)

Mësohet se kryekomunari dhe dy punonjësit e Komunës Lenie mësohet se po ktheheshin nga një takim punë në Moglicë, ndërkohë që Bici ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit në vendin e quajtur “Shtëpia e Shkretë” afër Moglicës, dhe ka rënë në humnerë.
 
Ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

astrit bici me logo
(Në foto: Astrit Bici, kryetari i komunës Lenie)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)