KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku një vajzë ka rënë nga lokali i një pallati 7-katësh dhe ndodhet në gjendje të rënë për jetën. Sipas policisë, vajza ka tentuar vetëvrasjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.
Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.