Për vjedhje, mashtrim dhe dhunë në familje! arrestohen tre persona të shpallur në kërkim nga policia në Korçë (VIDEO)

Tre persona të shpallur në kërkim nga policia e rrethit të Korçës janë vënë në pranga së fundmi

Konkretisht është vënë në pranga kristian Plaku, 21 vjeç, banues në Maliq dhe i dënuar më parë për vjedhje. Këtë herë 21-vjeçari akuzohet se është autor i 11 vjedhjeve, ngjarje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Maliqit dhe të Korçës, ku në banesa dhe dyqane të qytetarëve janë vjedhur sasi lekësh, pajisje elektroshtëpiake, artikuj ushqimore, veshje, si edhe një sasi nafte nga kaldaja e një shkolle në Maliq.

Sakaq nga komisariati i Pogradecit është bërë i mundur arrestimi i avokatit Dritan Molla pasi dyshohet se i ka përvetësuar shtetasit A. X., nëpërmjet mashtrimit, një sasi prej 75000 lekë. 

Ndërkohë gjithashtu është arrestuar K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, pasi Gjykata e e Korçës me vendimin e datës 14.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

r.k./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës