Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e para të borës në Korçë.

Qytetit juglindor priti sot borën e parë për këtë dimër. Reshjet nisen mesditën e së martës, por zgjaten vetëm pak minuta.

Ndërkohë në zonat malore trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje borë ka patur edhe në fshatin turistik Dardhë, ku trashësia e borës arrin rreth 5 cm. Kjo ka bërë që dhjetara turistë të drejtohën për atje.

[gallery]19673[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com