KORCE- Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për një 33-vjeçar të denoncuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Emiljan Dine banues në fshatin Dersnik- Korçë, u arrestua dy ditë më parë.

Një 33 vjeçar është arrestuar në datën 9 maj, pasi një 15 vjeçari kishte bërë denoncim për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai quhet Emiljan Dine banues në fshatin Dersnik- Korçë.

Gjate kontrollit të ushtruar në banesën e Emiljano Dines ne lagjen 10 ‘iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 copë fishekë kalibri 9 mm, 1 silenciator armë zjarri, 1 krehër pistoletë, 2 thika, 6 cope pasqyra automjeti, ndërsa ne lokalin ne lagjen 9, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 15.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike “Canabis sattiva”.

Ai akuzohet për “Mardhenie seksuale me te mitura”, ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta”. E mitura që denoncoi një 15 vjeçare nga fshati Libonik i Korçës me inicialet K.A

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)