Një 41 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në shtëpinë bashkëshortore në Voskopojë.
Sipas policisë A.N banuese në Korçë ka marrë nga shtëpia e përbashkët familjare në fshatin turistik Voskopojë një shumë parash që sipas bashkëshortit që ka bërë dhe denoncimin në polici kapin vlerën e 20 milion lekëve.
Pas denoncimit të marrë blutë e Korçës kanë bërë dhe arrestimin e zonjës e cila i ka mohuar akuzat por policia pas kontrollit i ka gjetur rreth 2 milion lekë të fshehura të cilat dhe janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.