Korçë/ Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën? Melisa nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Çifti jetonte i ndarë por nuk ishte në proces divorci

Korçë/ Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën? Melisa nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Çifti jetonte i ndarë por nuk ishte në proces divorci

Melisa Trëndafili dhe Bledar Trëndafili

Korçe- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gush 2024

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive. Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të padiur, ku ende nga policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronet, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorrëzuar. 

Së fundmi nëpërmjet një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më hërët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci. Melisa trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës. Ndërsa sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem. 

31-vjeçarja në momentet e para ta ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyu duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.  Ngjarja ngjalli reagime të shumta të aktorëve politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Ministrja viziton Melisa Trëndafilin në QSUNT: Është jashtë rrezikut për jetën

Foto: Albana Koçiu viziton në spital Melisa Trëndafilin, 4 shtator 2024

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot Melisa Trëndafilin, 31-vjeçaren nga Korçë e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" pasi dy ditë më parë bashkëshorti i saj tentoi ta digjte me benzinë.

Ministrja Koçiu bën me dije se gjendja shëndetësore e Melisës është jashtë rrezikut për jetën, me parametra normale, por që do të vazhdojë të jetë në ndjekje dhe monitorim nga stafit i mjekëve në QSUNT deri në stabilizimin e plotë të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka ritheksuar mbështetjen e saj personale, por edhe të institucionit që ajo drejton për të ndihmuar Melisën dhe dy fëmijët e saj.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu ka shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor të QSUNT-së, që çdo ditë bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë