Korçë, Çela mesazh prokurorëve: Ruani pavarësinë dhe qëndronin jashtë çdo ndikimi të jashtëm! Në hetimin e krimit shfrytëzoni edhe lajmet në media (VIDEO)

Hetimi i krimit financiar ka shënuar ulje në qarkun e Korçës sipas raporteve të fundit dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e ashpër të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili u kërkoi prokuroreve që të shfrytëzonin çdo burim informacioni që lidhet me asetet kriminale, duke theksuar se nuk duhen neglizhuar as lajmet apo denoncimet që bëhen në media.

Është i rëndësishëm krijimi i seksioneve që do hetojnë krimin financiar. Numri i veprave penale që hetohen dhe lidhen me krimin financiar është i ulët në Korçë. Kjo imponon një qasje proaktive. Duhet të shfrytëzohet çdo informacion që lidhet me asetet kriminale. Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias. Nuk mund të keni një rol pasiv dhe vetëm kështu mund të keni një rol cilësor. Është e domosdoshme që prokurorët të kenë një qasje proaktive në punën e tyre, përmes inicimit të hetimeve nisur nga të dhënat e marra prej çdo burimi, duke përfshire këtu edhe median, ndërkohë që duhet të koordinojnë hetimin me institucionet e tjera, edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes institucioneve”, tha Çela.

Çela u kërkoi prokurorëve të ruajnë pavarësinë dhe të qëndrojnë jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm. Kryeprokurori vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin që do të nisë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në prokurori nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP duke theksuar se ky proces nuk duhet të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm përveç se nga merita profesionale dhe transparenca.   

"Duhet të ruani pavarësinë ndaj ndërhyrjes ndaj çdo faktori të jashtëm në punën tuaj. Nëse do përmbushni detyrën tuaj me besnikëri ndaj ligjit, garancitë do të rrisin rezultatet dhe atë që na mungon, besimin e publikut. Nëse ne do arrijmë ta bëjmë këtë, puna juaj do vlerësohet maskimalisht. Reforma nuk përfundoi me krijimin e SPAK dhe as me zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme. Është i rëndësishëm zgjedhja e drejtuesve nga KLP. Do nisë faza e çeljes së vendeve vakante në prokuroritë e rretheve gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme nuk do të rrijë indiferente ndaj këtij procesi. Ne mendojmë se ky proces duhet të bazohet në merita profesionale. Gjatë këtyre muajve kemi monitoruar me kujdes punën e çdo drejtuesi në rrethe dhe do i dërgojmë KLP të dhëna për çdo drejtues. Nëse ne do dështojmë në përzgjedhjen e drejtueseve kjo do të ishte dështim dhe pengesë në realizimin e objektivave që kemi”, tha Çela.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb