Korçë/26/Dhjetor/ Korça ka vendosur të vijë pak më ndryshe në prag të festave të fundvitit. Në Panair i pazakontë ka hapur dyert në qytetin e ftohtë juglindor. Quhet Panairi dimëror i librit.
Duke e konsideruar librin, si një dhuratë të çmuar, qytetarët dhe turistët do të kenë mundësinë të përzgjedhin librat që duan në këtë Panair të pazakontë.
Ky organizim është cilësuar si një ndër evenimentet më të mëdha kulturore të këtij qyteti.
Panairi dimëror i Librit do të qëndrojë i hapur deri më 28 dhjetor.