Doli nga burgu duke përfituar 3 ditë leje, por nuk u kthye më në qeli. I dënuari Begator Mustafa 30 vjeç nga qyteti i Korçës kishte përfituar 3 dite leje, ndërsa sot duhej të kthehej në vendin e vuajtjes së dënimit. Burime pranë Policisë thanë se ai është arratisur nga banesa. 

Policia ka marrë në pyetje familjarët për të identifikuar vendodhjen e tij. 

Mustafa është i dënuar dhe vuan dënimin në burgun e Korçës për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com