Dy skulpturat e vendosura së fundi në qendër të qytetit janë dëmtuar nga dora e persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe sot në mëngjes është evidentuar nga kalimtarë.
Bëhet fjalë për dy veprat e artit të vendosura në rrugën "Gjon Buzuku" që i përkisnin skulptorit Vaskë Kolevica i cili është autori i shtatores së Teto Ollgës në Tushemisht.
Dora e papërgjegjshme e njeriut i ka rrëzuar në tokë por ende nuk dihet shkaku i shkatërrimit të tyre.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Kjo nuk është hera e parë që skulpturat në qytetin juglindor dëmtohen.
Më herët kanë qenë veprat e artit tek parku Rinia ato që janë dëmtuar.
Policia ka marrë pamjet filmike të disa subjekteve që ushtrojnë aktivitet aty pranë. Burime konfidenciale pranë policisë, bëjnë të ditur se mund të kenë qenë edhe persona të dehur, por nuk përjashtohet edhe mundësia e thyerjes së skulpturave me qëllim marrjen e hekurit për shitje.

Foto të tjera
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

VIDEO