/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka ndërhyrë në dy raste të dhunës në familje, duke parandaluar acarimin e mëtejshëm të situatës duke ndjekur dhe procedurat ligjore përkatëse.

Sipas uniformave blu, është e bërë i mundur ndalimi i shtetasit R. D, 57  vjeç, pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme nënën e tij 87-vjeçare, shtetasen S. D. Krahas procedimit të 57-vjeçarit, policia e Korçës ka lëshuar dhe urdhër mbrojtje për nënën e tij, e cila ishte bërë pre e dhunës prej disa kohësh.

Po ashtu, uniformat blu të qytetit të Korçës informojnë se eshte proceduar penalisht shtetasi 40-vjeçar, F.B, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten et ij, shtetasen A.B, vjeç 37, e cila është pajisur dhe me urdhër mbrojtje.