Lorenc Çallo, 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi goditi me grushte për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore në Korçë, pasi ky i fundit i kishte hequr patentën pak ditë më e parë dhe e kishte gjobitur.
‘Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".
![]()
Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij.’- njofton policia.

