KORCE - Personi i cili më datë 16 të këtij muaji (shtator) dhunoi bashkëshorten e tij e më pas e la pranë plehrave në mes të rrugës, u arrestua sot nga policia e Korçës.
Ndërkaq, në lidhje me situatën shëndetësore të nënës së dy fëmijëve, Elsida Elmazi 25 vjeç mësohet se është në gjendje kome.
25 vjeçarja u dhunua nga bashkëshorti i saj Romeo Balbani 28 vjeç, dhe pas këtij veprimi ai e nxorri nga shtëpia duke e lënë për rreth 2 orë në mes të rrugës, ndërsa viktima e dhunës së tij u gjet në orët e para të mëngjesit nga punonjësit e pastrimit.
Sipas dëshmisë ekskluzive që e ëma e Elmazit dha më 16 shtator për televizionin A1 Report, midis çiftit kishte pasur probleme për shkak të borxheve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com