Dy persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në dalje të qytetit të Pogradecit, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip "Benz", ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, në garazhin e një shtetasi tjetër, ka vjedhur një telefon celular, i cili iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi më datë 21.07.2023, në fshatin Bishnicë, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grushte një 34-vjeçar;
D. F., 49 vjeç dhe Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në dalje të qytetit të Pogradecit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime trupore midis tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 64-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në fshat ka goditur me grushte, një 69-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim...