KORÇË - Kryetari i partisë, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka çelur sot në qytetin e Korçës fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërkohë që ka prezantuar dhe kandidatët e kësaj force për rajonin juglindor, e cila kryesohet nga Thanas Poci. Aktiviteti është zhvilluar në pallatin e sportit, “Tamara Nikolla”. Por fillimisht, kandidati i PBDNJ-së për Korçën, Thanas Poçi, pasi ka marrë fjalën, ka përshëndetur të pranishmit në gjuhën greke.
Ndërsa ka ftuar të pranishmit, që në 23 qershor të bëjnë diferencën dhe të votojnë ëndrrën europiane dhe PBDNJ, Dule ka deklaruar se forca që ai drejton distancohet nga çdo politikë, që Europën e ka thjesht pjesë të fjalorit për të joshur zgjedhësit. “Slogani ynë në këto zgjedhje është: “Evropian në aksionin tonë politik”, ka shtuar Dule.
Sipas, Vangjel Dules çdo ditë flasim për Europën, por e kemi lënë vendin të fundit në rajon dhe këtë e tregon dështimi tre herë radhazi për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në 23 qershor - ka theksuar Dule - është momenti i zgjidhjes, që vjen njëherë në katër vjet dhe për këtë duhet të jemi të shtrënguar.
Ndërkohë, kreu i PBDNJ-së është ndalur edhe në fushatën e zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Korçës nga Partia Demokratike, duke deklaruar se çdo gjë bëhet për të të dhënë imazhin e një mitingu madhështor, në një kohë që makina shtetarore, autobusë dhe mikrobusë ishin sjellë nga Tirana për të bërtitur. Ky sipas, Dules është koncepti i tyre për qytetarët, “brohoritës ambulantë profesionistë”.
Redaksia Online
(ma/shqitparja.com)
/Shqiptarja.com