KORCE - Dy fise në qytetin e Korçës dyshohet të jenë përfshirë në sherr për një femër, ku si pasojë e të cilit mbeti i plagosur një person.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në lagjen numër 6 në Korçë, ku shtetasi Spartak Selima, 21 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Alban Kace 40 vjeç. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë rrëmbimi i 35-vjeçares Klodi Loshi, nënë e dy fëmijëve, nga shtetasi Spartak Selima, i cili është edhe autori i ngjarjes, duke nisur kështu një sherr mes dy fiseve korçare.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar në këmbë, por është rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u gjetën 3 gëzhoja, ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së autorit është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit pistolete e tipit TT.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit të këtij krimi, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

(s.f/shqiptarja.com)