Era e fortë dhe moti i paqëndrueshëm ka sjellë probleme në qarkun e Korçës.
Në zona të veçanta, era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në fidrin 3 të nënstacionit të Ersekës, Lozhanit.
Ky i fundit furnizon me energji elektrike disa fshatra të njësisë administrative Moglicë, si dhe në zonën e Lekasit Leshnicë.
Nga ana e OSHEE-së janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë në terren për eliminimin e defekteve.
Mbi fshatin Mollas të njësisë Mollas, bashkia Kolonjë në rrugën nacionale nga era e fortë është rrëzuar një plep, ku nga ana e MZSH Kolonjë u morën masat për ta larguar nga rruga dhe prerjen e tij.