KORCE- Sektori për Krimin Ekonomik ka bërë të mundur, ditën e djeshme, kapjen dhe arrestimin në flagranë të një pronari fabrike. Fabrika në fjalë shërbente për prodhimin e qeseve plastike, ndërsa u konstatua edhe se kishte mungesa në dokumentacion

Adriatik Çuka, 56 vjeç, banues në Korçë, u arrestua pasi u kap në flagrancë, gjatë një kontrolli, ndërsa drejtonte një fabrikë të paligjshme në lagjen 18 të këtij qyteti. Sipas autoriteteve kjo fabrikë,që shërbente për prodhimin e qeseve plastike, nuk dispononte dokumentacionin përkatës.