Korçë, familja në skamje, babai:
Dua një strehë për vajzën e mitu

Korçë, familja në skamje, babai:<br />Dua një strehë për vajzën e mitu
Prej disa muajsh familja Mehmetaj në fshatin Dishnicë të Korçës jeton në këtë kasolle që shihni në këto pamje...

Të pafuqishëm përballë varfërisë së tejskajshme, kjo familje është detyruar të dalë nga banesa me qira ku jetonte prej disa kohësh, për të jetuar në kushte çnjerëzore në këtë kasolle të improvizuar me disa llamarina dhe plastmasë, ku çfarë bie jashtë futet edhe brenda. 

Familja përbëhet nga tre anëtarë; një nënë e sëmurë dhe e paralizuar, një fëmije i mitur që kërkon ushqim dhe kryefamiljari që kujdeset për to, ndërsa me lot në sy apelon për ndihmë. Ai thotë se jeton vetëm me kempin që merr bashkëshortja që ka lindur e paralizuar dhe nuk ka mundësi që të punojë, pasi duhet të kujdeset për të dhe vajzën e vogël.

“Do vdesim këtu të tre në kasolle. Kaq dua sikur një vend të futem brenda. Kemi 2 muaj e gjysmë në këtë kasolle më përpara jetonin në një shtëpi por na nxori i zoti i shtëpisë se donte 3 milionë lekë” deklaron kryefamiljari.

I pafuqishëm për të siguruar një strehë për familjen e tij, pavarësisht se ka trokitur në dyert e çdo institucioni për ndihmë dhe punë, 33-vjeçari Avni Mehmetaj, iu drejtua medias tonë.

"Vetëm presim kempin. Ato lekë nuk më dalin për vajzën e nusen", shprehet ai.

Mes lotësh dhe dhimbjes që nuk ka kufi, kryefamiljari kërkon vetëm një strehë ku të fusë vogëlushen e tij që të përballojë të ftohtit e dimrit të acartë.

"Sikur një dhomë me blloqe dua, s’kërkoj asnjë gjë tjetër të fus nusen e vajzën këtë dimër se do vdesim këtu. U lutem të venë duart në zemër si për fëmijët e tyre. Edhe gomarin ta fusësh aty ngordh jo më ne. Ja prisni kur të në gjeni të treve të vdekur ndonjë ditë", thotë Mehmetaj.

Një histori e dhimbshme që të ngelet gjatë në mendje është kjo e Manuelës së vogël, gati dy vjeçare që duhet të durojë të ftohtin, shiun dhe dëborën me temperaturat që shkojnë nën zero, e mbyllur në këtë barake sa për të mos qëndruar në qiell të hapur. Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Manuelën dhe prindërit e saj, mund të telefonojnë në numrin 0695105168 .

[gallery]19683[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois