Korçë, festa e Lakrorit mbush
qytetin me aromë dhe turistë

Korçë, festa e Lakrorit mbush<br />qytetin me aromë dhe turistë
KORÇE - Qindra qytetarë korçarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme janë bërë pjesë e festës tradicionale të lakrorit që prej gjashtë vitesh është kthyer në një traditë në qytetin e serenatave.

Amvisat korçare, të ardhura nga të gjitha zonat e saj, përgatitën për pjesëmarrësit, lakrorin në saç, një gatim ky i cili ruhet me mjaft fanatizëm prej tyre pasi është trashëguar brez pas brezi.

Festa e lakrorit sjell me qindra vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët edhe këtë vit kanë mbushur ambientet e parkut duke shijuar lakrorin me dy peta dhe të pjekur në saç.Ajo shihet si një aktivitet që jo vetëm gjallëron qytetin, por që përcjell edhe traditat e shumta të banorëve të tij, ndërkohë që në këtë aktivitet nuk ka munguar edhe muzika e cila ka gjallëruar edhe më tepër aktivitetin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet