KORÇE- Rudina Iliazi,28 vjecarja katër muaj shtatzanë, e cila vetëm dy ditë më parë u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.
Sipas mjekëve gjendja e saj dhe foshnjës është përmirësuar,ndërkohë që ajo tashmë është larguar nga reanimacioni.
28 vjeçarja e ka të vështirë të shprehet për shkak të plagëve, por thekson se kërkon drejtësi për atë çka ndodhi. “Sot jam pak më ndryshe, por nuk mundem të flas shumë. Nuk e di, dua drejtësinë njëherë.
Nuk mundem dot më, akoma nuk kam menduar, dua të përmirësohem pastaj të mendohem. Nuk mundem dot të flas”- të thotë Rudina, në fytyrën e së cilës janë të dukshme shenjat e dhunës.
Ngjarja e rënë u shënua këtë të martë (11 dhjetor) në shtëpinë e prindërve të Rudina Iliazit në lagjen nr.8 të qytetit të Korcës.Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi bashkëshortin e saj 34 vjeçarin,Olsi Iliazi i cili në qeli tentoi vetëvrasjen duke goditur murin me kokë. Sipas familjarëve shkak i sherrit që degjeneroi në dhunë fizike ka qënë një konflikt me vjehrrën.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO-Flasin familjarët