KORÇË - Disa prej fshatrave të komunës Pojan prej 10 ditësh janë duke jetuar në errësirë të plotë. Pasi e mbyllën vitin 2014 nën dritën e qirinjve e të kandilave edhe ditët e para të 2015-ës për ta i ngjajnë më tepër epokës së mesjetës, ku energjia elektrike jo vetëm që mungon, por i ka bërë që të nxjerrin jashtë përdorimit pajisjet e tyre.
Në fshatin Zvezd dhe Pojan banorët pohojnë se frigoiferët e tyre janë kthyer në dollape, ndërsa po jetojnë në mes të dimrit pa kushtet minimale si pasojë e mungesës së energjisë prej 10 ditësh.
Tashmë të lodhur nga kjo situatë ata shprehen se punonjësit e OSHEE ishin të shumtë në numër kur u trokisnin në dyer e u kontrollonin matësat, por nuk po arrijnë të rregullojnë defektet
Ndërkaq banorët pohojnë se kjo situatë do ti shtyjë ata drejt protestave pasi është e padrejtë që të paguajnë energjinë dhe të mos e kenë atë as për nevojat minimale. Përveç fshatrave të komunës Pojan, dhjetëra fshatra të tjerë në qarkun e Korçës përballen me mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO