Sot janë zbuluar disa eshtra njeriu në hyrje të qëndrës shëndetësore në fshatin Koritë të Korçës.
/Shqiptarja.com
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se eshtrat janë gjetur gjatë gërmimeve në kanalin e e tubacioneve në qendrën shëndetësore.
Policia e Korçës ka marrë eshtrat e zbuluar dhe po punon për të sqaruar rrethanat në lidhje më këtë ngjarje .
Banorët thonë se qendra shëndetësore kishte vite që është ndërtuar, ndërsa më parë ka shërbyer si banesë. Nuk është hera e parë që në këtë vend janë gjetur eshtra të trupit të njeriut.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com








