Një ditë pasi u futën për tu larë dhe u mbytën në një rezervuar në fshatin Qatrom në Korçë, polumbarët e forcave Renea kanë mundur që të nxjerrin nga thellësia 8 metra e rezervuarit trupat e pajetë të dy të rinjve Rei dhe Berti Tahirllari.
Në operacionin e kërkim-nxjerrjes së trupave kanë u angazhuan katër polumbarë të cilët kanë kërkuar për gati 30 minuta në gjithë sipërfaqen e gropës me thellësi 8 metra dhe më pas i kanë nxjerrë ata në breg.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm familjarët, dhjetra banorë të zonës si dhe kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

(Momenti kur polumbarët kanë nxjerrë trupat e pajetë)

Dy adoleshentët nga Korça u futën për tu larë në një gropë që njihet si "Gropa e Danielit" dhe u mbytën.
Ndonëse banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja kërkuan gjatë gjithë natës, trupat e tyre nuk u gjetën.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm familjarët e dy të rinjve Rei dhe Berti Tahirllari u shprehën se polumbarët ende nuk kishin mbërritur për të bërë të mundur kërkimin e tyre në thellësi të ujërave.
‘Është turp, gjithë këta burra këtu ti lëmë që të bëjnë sehir. Na thanë se do vijnë në orët e para të mëngjesit, por deri tani nuk ka ardhur asnjë polumbarë. Tani do të hyjmë vetë në rezervuar dhe do kërkojmë vetë. Na thonë se polumbarët janë në Vlorë, por se kur do të vijnë ne nuk dimë gjë. Njerëzit duan të dinë se çfarë është bërë me dy të rinjtë. Kemi 24 orë gati që presim këtu dhe askush nuk ka ardhur për të vijuar kërkimet.”tha xhaxhai i dy të rinjve.
Rei dhe Berti Tahirllari, 18 dhe 19 vjeç janë mbytur teksa po laheshin në gropën e hapur nga gërmimet 5-vjeçare. Familjarët e tyre kërkuan ndihmën e policisë së Korçës për gjetjen e dy të rinjve.
Sipas policisë dy të rinjtë, që janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kishin shkuar që të laheshin në rezervuarin që ndodhet mes fshatrave Qatrom dhe Polem në vendin e quajtur quajtur "Gropa e Danielit" dhe nuk u panë që të dalin më nga aty.

(Rei dhe Berti Tahirllari)

(Berti Tahirllari)

(Rei Tahirllari)
/Shqiptarja.com

VIDEO