Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij

Korçë-Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës.

Burime për Report Tv bëjnë më dije, se 45- vjeçari nga fshati Sovjan i Maliqit kishte humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm, kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës.

Pas disa thirrjeve telefonike të humbura bashkëshortja e 45- vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza.

Pas kallëzimit policia ka nisur menjëherë me procedurat, ndërsa pasditen e sotme trupi i pajetë i 45- vjeçarit u gjet brenda mjetit të tij.

Policia me një komunikatë zyrtare sqaron se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes.

Paraprakisht edhe nga kqyrja në vendin e ngjarjes dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.

'Nga këqyrja e jashtme e  trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale', njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin