KORÇË – Gjendet një kufomë në zonën e Çardhakut. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.
Viktima është identifikuar dhe është endacak, ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga këqyrja paraprake.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë. Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin.
Komente









