Korçë, godinat e braktisura, strehë e të droguarve dhe grabitësve

Godinat “fantazmë” janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët në Korçë. Bëhet fjalë për dhjetra godina të braktisura në qendër të qytetit por edhe në periferi të tij. Të shumtë janë edhe përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët gjejnë strehë tek këto godina. Sipas qytetarëve ky është një problem serioz pasi ka shumë fëmijë që jetojnë në lagjet e godinave “fantazmë”.

Shqetësimi kryesor lidhet me sëmundjet që përhapen nga shiringat e shumta që përdoren nga personat e droguar, por pa shmangur edhe rastet e grabitjeve nga të droguarit të cilët kanë sulmuar qytetarët pranë këtyre godinave, për tu marr parat për drogë.

Ndonëse është një situatë e mbartur prej vitesh, askush nuk merr masa për rikonstruksionin e godinave apo edhe prishjen e tyre. Përvec rrezikut që paraqesin, ato janë edhe një imazh i shëmtuar për qytetin e Korcës. E kontaktuar nga Report TV, Bashkia e qytetit pohon situatën skandaloze të godinave dhe sqaron se në to mund të vihet dorë vetëm me lejën e pronarëve të tyre.

Korça është kthyer në një nga qytetet më të preferuara të turistëve, por për shkak të përdoruesve të drogës shpesh turistët janë bërë pre e frikës nga skenat që kanë shfaqur personat të cilët strehohen në godinat e braktisura.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari