Korçë, godinat ‘fantazmë’ rrezik për banorët, Limllari: Qytetarët të sensibilizohen, s’ka plan për roje

Godinat “fantazmë” janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët e Korçës. Ndonëse është një situatë e mbartur prej vitesh, askush nuk merr masa për rikonstruksionin e godinave apo edhe prishjen e tyre. Prej vitesh ato janë kthyer në strehë për personat e droguar.

Kjo situatë ka bërë që në shumë raste, rreziku të jetë edhe më i madh për banorët, pasi shiringat e atyre që drogohen janë të shpërndara kudo, çka bëjnë që edhe fëmijët që banojnë në këto lagje të kenë rrezik infektimi nga sëmundje mbartëse. Nga ana tjetër, Bashkia e qytetit pohon situatën skandaloze të godinave dhe sqaron rrugën ligjore që ndiqet për këtë çështje.

Me ligjin aktual që është sot për parashikimin dhe zhvillimin e territorit nuk parashikohet masa e prishjes për këto godina. Është një nen që flet se këto godina  inspektohen nga ana jonë, por çfarë masash do marrim, nuk dihet. 

Idlir Limllari, INUV Korçë

Rreth 14 godina të rrënuara të qytetit pritet që të ndërhyhet nga ana e Bashkisë për vendosjen e shiritave dhe tabelave paralajmëruese.

Kemi pasur edhe ankesa nga qytetarët dhe kemi vënë tabela dhe shirita për moskalimin e banorëve. Aty ku ka pasur shpenzime të vogla , kemi ndërhyrë me prishje tek godinat ku nuk ka pasur pronar, që janë të braktisur. Plan për të vënë roje nuk ka, sepse s’ke si të vesh roje në çdo godinë. Qytetarët duhet të sensibilizohen duke parë tabelat, sepse me roje nuk kemi si ti mbajmë.

Idlir Limllari,  INUV Korçë

Vetëm pak ditë më parë në një prej këtyre godinave u gjet një person i pajetë, përdorues i lëndëve narkotike, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e mbidozës. Kjo ka sjellë edhe kontrollet e shtuara të policisë së Korçës, të cilët kanë marrë masa për monitorimin e personave, të cilët gjejnë strehë tek këto godina.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë