KORÇË - Policia e Korçës ka goditur 5 raste të lojërave të fatit. Si pasojë, dy persona janë arrestuar, 1 është në kërkim ndërsa 6 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve dhe dy të mitur.
'Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, janë zbuluar 5 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.', thotë policia.
Gjatë operacionit u sekuestruan celularët që përdoreshin për vendosjen e basteve, sakaq materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.
Komente









