Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja së bashku me Kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo kanë inspektuar punimet për restuarimin e Kullës së Turanit - monument kulture.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se ndërhyrjet përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira.
“Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike, i përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë. Ndërhyrjet, të financuara nga fondi i MTKS për rastet emergjente, përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira”, thotë Gonxhja.
Po ashtu ministri thekson se krahas këtij restuarimi synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës duke ruajtur vlerat historike
"Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm", përfundon Gonxhja.
Komente






