KORÇË - Një 42 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi vodhi shuma parash në 2 dyqane të qytetit.
Në njëri prej këtyre rasteve siç duket edhe nga pamjet e sigurisë publikuar nga policia, Rudolf Laloti, kanosi edhe shitësin me thikë, më datë 12 tetor.
Ndërsa në mesnatën e mbrëmshme vodhi një shumë parash në një dyqan tjetër të Korçës në lagjen nr7.
Policia arriti ta identifikonte dhe ta vinte në pranga 42 vjeçarin, teksa do hetohet nga prokuroria për vjedhje me dhunë.
'Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër. 'njofton policia.