Korçë/ Hapet shtëpia-muze e piktorit të popullit Vangjush Mio, flet vajza: Veprat e babait tim i sfumoi diktatura

KORÇË- Shtëpia e piktorit Vangjush Mio, nga kjo fundjavë do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në qytetin e Korçës. Pas restaurimit të saj, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të njohin koleksionin e veprave të tij, shumë prej të cilave, dalin në dritë për herë të parë.

“Ndërkohë është zgjedhur që Vangjush Mios t’i ekspozojmë dhe një pjesë të punëve të cilat janë lënë në harresë, jo pa qëllim nga regjimi i kaluar, pra një punë të cilat ekspozohen gati për herë të parë një pjesë e tyre përveçse disa punë të diplomës që njihen. Janë ekspozuar edhe sende personale të Vangjush Mios, duke nisur që nga sendet me të cilat ai ka realizuar pjesën e peizazheve ku ai ka vizatuar dhe udhëtuar në çdo udhëtim që ka realizuar në rajon dhe jashtë Shqipërisë për të mbledhur copëza shumë të rëndësishme të qyteteve shqiptare”, u shpreh Gjergji Koki, drejtor i DRTKK.

Koleksionit që bart vlera të mëdha etnografike e kulturore, i janë shtuar edhe sendet e tij personale, nën kujdesin e së bijës, Rozeta. Përmes emocionesh, ajko tregon se e viziton për herë të parë këtë shtëpi të ristrukturuar.

“Ndihen vlerat e pikturave të babait tim. Kam bërë dy gjëra për babanë, e para është që i kam bërë një monografi. Vangjush Mio megjithëse ka shumë të meta, po të paktën ka edhe anë të mira. Dhe e dyta është që shtëpia muze e babait tim u rehabilitua. Domethënë u rregullua shumë bukur dhe shumë mirë. Më pëlqen, është hera e parë që po vi”, tha Rozeta, vajza e Vangjush Mio.

Me një karrierë prej tre dekadash, piktori i Popullit Vangjush Mio, lindur në vitin 1981 dhe ndërroi jetë në 1957, duke lënë si tradhëgimi një pasuri të tërë artistike.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashi: 27/12/2021 14:07

    Mire qe sja ka vene syrin superaŕtisti Rama se i kishte perlare piktura dhe tituj arti. Rregullojeni cike kete lindjen dhe vdekjen se eshte seprapsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi