Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 23-vjeçar i alkolizuar, duke udhëtuar me mjetin e tij ka goditur 5-së mjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përfunduar në pranga.
Lajmi konfirmohet nga Policia e Qarkut Korçë, e cila njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së dielë, kur shtetasi Konstandin Roça, 23 vjeç, banues në fshatin Drenovë-Korçë duke udhëtuar me mejtin e tij ka shkaktuar një aksident automobilistik.
Arestimi I tij u bë pasi, në lagjen 18 Korçë, duke drejtuar mjetin "Benz"me targë KO 5745 B, në gjendje të dehur, ka goditur 5 mjete të parkuara tek një shesh - parkim midis pallateve, duke u shkaktuar dëme materiale.Materialet i kaluan prokurorisë për hetimet të mëtejshme.
ATSH
/Shqiptarja.com