KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe mbajtur peng një 24-vjeçare. Burime zyrtare nga Policia e Korçës kanë bërë me dije se ky rast ka lidhje me arrestimin e dy shtetasve, Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Qazim Qazimaj, 52 vjeç, banues në fshatin Pojan, babai i 23-vjeçarit Urim Qazimaj. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se nga data 27. 12. 2015 deri në datën 02. 01. 2015, ka mbajtur në banesën e tij shtetasen Vjollca Shkëmbi, 24 vjeçe, me qëllim që të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24. 12. 2015 dhe djali i tij, Urim Qazimaj të dilte nga burgu. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Shkëmbi: Më kërcënuan
Vjollca Shkëmbi, e cila vetëm disa ditë më parë mohoi policinë se dy persona kishin tentuar që ta grabisnin me qëllim shitjen e saj në Maqedoni, ka folur dje për media ku ka deklaruar se fillimisht e mohoi policinë, pasi ajo ishte kërcënuar nga njerëzit e personit që e rrëmbeu. Duke rrëfyer, Vjollca ka thënë se, Urim Qerimaj e ka shitur 400 euro, 4 herë në Maqedoni për burra mbi 50 vjeç. 24-vjeçarja Vjollca Shkëmbi, fillimisht hodhi poshtë pretendimet e policisë se u grabit nga Urim Qazimaj dhe daja i tij, Mersin Myrtollari.
Kallëzimi për 23-vjeçarin
Më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, 24-vjeçarja Vjollca Shkëmbi ka bërë kallëzimin në Policinë e Korçës për 23-vjeçarin Urim Qazimaj dhe dajën e tij Mersin Myrtollarin, se e kanë rrëmbyer për qëllime përfitimi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Dobranj të Devollit, ku Urim Qazimaj nga Pojani dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, nga Porodina, kanë rrëmbyer forcërisht 24-vjeçaren. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Qazimaj e ka shitur katër herë 24-vjeçaren në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit prej 400 euro prej tyre. Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24-vjeçaren, në shtetin maqedonas. Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e “Rrëmbimit ose Mbajtjes peng të një personi”.
Mohimi i policisë
24 vjeçarja Vjollca Shkëmbi, 2 ditë pas ngjarjes hodhi poshtë pretendimet e policisë se u rrëmbye nga Urim Qazimaj dhe daja i tij Mersin Myrtollari. Në një deklaratë për mediat më datë 26 dhjetor, ajo është shprehur se Qazimajn e kishte të dashur dhe kishin komunikuar më parë që të shkonte ta merrte. Vjollca Shkëmbi është shprehur se nuk ishte e vërtetë se Urim Qazimaj e ka grabitur. E reja ka pohuar se ka kanë rënë dakord që Qazimaj të vinte dhe ta merrte nga shtëpia në fshatin Dobranj ku ajo banonte me burrin, por që nuk e donte. Shkëmbi më 26 dhjetor 2015, i ka bërë apel policisë që ta lironte Urim Qazimajn dhe dajen e tij Mersin Myrtollarin pasi janë të pafajshëm.
/Shqiptarja.com