Një qytetar nga Korça ka denoncuar në media dhunën e ushtruar nga një efektiv policie të kufirit, i cili e kishte akuzuar se i ngacmoi bashkëshorten.
59 vjeçari, Ilir Terolli ka rrëfyer të gjithë ngjarjen si dhe ka kërkuar të merren masa pas në të kundërt ka pralajmëruar se do të bëjë vetëgjyqësi. Sipas tij, fektivi i kufirit, Gjergji Gjorgji ka kërcënuar edhe familjarët e tij.
"Duke ardhur më tha ti Ilir, hamshori i gruas sime. I thashë çfarë është kjo fjalë, sikur më ra mali mbi kokë, unë ka 15 vjet që njihem me të dhe i kam thënë hajde të sqarohemi dhe nëse ka ndodhur ti ke të drejtë të më ekzekutosh dhe duke vajtur më ka goditur me grusht mu në sy, rashë përdhe dhe më pas më goditi me shqelma në fytyrë, më ka thyer edhe hundën dhe syrin, akoma dhe sot nuk e kam shikimin e qartë. Dhe pasi kam dalë nga spitali pas katër a 5 ditësh me ka ardhur në shtëpi dhe nëse nuk ma fal ti më ka bërë presion gruas dhe nuses së djalit. Unë kërkoj që kjo gjë të bëhet me drejtësi nëse jo do të do ta zgjidhë vetë, do përfundojë në skandal, do përfundojë në vrasje" është shprehur qytetari.
59 vjeçari ka treguar edhe momentin që u bë shkak për këtë konflikt, që sipas tij ka nisur pas gjestit që ai kishte kryer për të qerasur bashkëshorten e policit Gjorgji.
"Unë po ikja në Athinë, pa vajtur në Kostur është një kantinë, dhe vjen gruaja e tij bashkë me një grua tjetër që nuk e njoh dhe merr dy kafe, më flet Ilir ça bën, mirë i them unë, ti si je. I them unë ik se i ke të paguara këto kafe ndërsa ajo më thotë jo faleminderit Ilir, kam lekë të prishura. Ky muhabet ishte, ajo në punën e saj unë në punën time", tregon Ilir Terolli.
Ilir Terolli ka pohuar gjithashtu se ka pasur ndërhyrje të shumta që ai të tërheqi denoncimin, madje i kanë ofruar edhe para. Sipas tij për çështjen është në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, por nuk kanë marrë asanjë masë për efektivin Gjergji Gjorgji.

(Qytetari i dhunuar, Ilir Terolli)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO