Një i ri ka përplasur për vdekje 16-vjeçarin Qani Hasankolli i cili ishte duke ecur në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pranë "Varrezave të Qytetit"në Korçë.
 
Muarrem Myftarago 25-vjeç teksa drejtonte automjetin tip “BMW” me targa AA 653 IV, ka aksidentuar Hasankollin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Drejtuesi i mjetit është arrestuar ndërkohë që kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori i aksidentit, Muarrem Myftarago sipas policisë ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
korces aksident
korces aksident
(Viktima Qani Hasankolli)


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com