Korçë- Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i vuri flakën tokës së mbjellë me pemë dru-frutore.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gështenjas të Korçës, teksa policia vendore bëri me dije se ka vënë nën akuzë të dyshuarën 41-vjeçare, me inicialet N. M.

“Ajo dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.