KORÇE - Invalidët e Punës, Para dhe Tetraplegjikët si dhe të verbërit në qytetin e Korçës kanë vijuar për të tretën ditë protestën para prefekturës. Prej orëve të para të mëngjesit ata kanë dalë sërish në shesh, në pritje të një përgjigje për mosmarrjen e kempit të paaftësisë. Ndërsa nuk janë pritur edhe këtë të enjte në ambientet e institucionit të prefektit, ata shprehen se do të vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Këto ditë kemi pasur ndihma nga shumë donacione, shokë, miq, lokale që janë afruar dhe na kanë ndihmuar me ushqime. Drejtoresha e ministrisë Sociale na premtoi që do çelen fondet por deri tani nuk janë çelur. Ngrohja është problem, lavanderia, dushet dhe klasat e fëmijëve i kam rregulluar vet me miq e me shokë”, shprehën invalidët për kamerën e A1 Report.
Të pyetur nëse do t’i vazhdojnë protestat, invalidët shprehen: “Patjetër që do vazhdojmë sepse nuk kalohet kështu. Ne jemi të sëmurë, duam ilaçe, duam të tëra. Përditë këtë avaz do kemi. Do vazhdojmë kështu derisa të na shlyejë qeveria”.
Kjo kategori qytetarësh shprehen se janë në gjendje të vështirë ekonomike, pasi prej më shumë se tre muajsh nuk marrin kempin.
(eç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Më 24 dhjetor protestuan para Katedrales