KORÇE-  Shoqata e Invalidëve të Punës Para dhe Tetraplegjikët si dhe të Verbërit në qytetin e Korcës kanë protestuar për mosmarrjen e pagesës së paaftësisë.

Prej orëve të para të mëngjesit ata kanë dalë në sheshin para Katedrales duke kërkuar nga ministria e Punës çelien e fondit,pasi prej muajsh janë privuar nga e drejta për të blerë ilace,ngrohur apo ushqyer.

Edhe pse ndodhemi në prag të festave të fundvitit kjo kategori nuk mendon aspak për të festuar si të gjithë qytetarët e tjerë,por kërkon vetëm vetëm marrjen e lekëve për ushqim.

Pas protestës në sheshin para katedrales së qytetit invalidët I janë drejtuar prefekturës,por nuk janë lejuar të hyjnë brenda institucionit.
(sg/shqiptarja.com)