Korçë/ Ishte duke kaluar rrugën me nënën, makina përplas 4 -vjeçarin

Korçë/ Ishte duke kaluar rrugën me nënën, makina përplas 4 -vjeçarin

Foto ilustruese

Korçë-Një fëmijë 4 vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po po kalonte rrugën me mamanë e tij në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (28 tetor) në lagjen nr.8 të qytetit.

Fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 41 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për shkeljë të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit

Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit