Dy persona në Korçë u arrestuan nga policia për armëmbajtje pa leje si dhe për të shtëna me armë zjarri.
Vëllezërit me iniciale S.Z. 36 vjeç dhe M.z., 34 vjeç në orët e mbrëmjes qëlluan me armë zjarri në fshatin Novoselë.
Policia arriti t'i identifikojë e më pas t'i arrestojë ata. Gjithashtu vëllezërit gjatë shoqërimit nga autoritetet i bënë rezistencë oficerëve.
"Në këtë kuadër është organizuaur dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Novosela", ku pas ndërhyrjes profesionale të Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë" - njofton policia.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 2 pushkë, një pistoletë tip "Zastava" me 4 fishekë dhe një municion prej 1572 fishekësh.
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Komente










beni nja 4-5 vjet per arm mbajtje pa leje prishje e qetesise publike e venien ne rrezik te personave....po patet 40-50 mij euro jepini qe ta uli denimin ne 2 vjet e gjysem dilni mbas nji viti. he ju pelqen pazari i injorances tuaj o KOQET e kandarit?
Përgjigju