Korçë- Një 63-vjeçare, e cila jetonte vetëm, është gjetur e pajetë në banesën e saj nga fqinjët.
Nga informacionet e para, mësohet se gruaja me iniciale Nikoleta Pija, kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetë.
Pas lajmërimit të fqinjëve, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj, por nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia dyshon për vdekje natyrale.
Mësohet se Nikoleta Pija jetonte me të atin dhe nuk ishte e martuar, ndërkohë që i ati i saj ka ndërruar jetë një vit më parë. Sipas komshinjve, e moshuar ishte shumë asociale madje edhe pazarin e bënte vetëm gjatë orëve të mbrëmjes.