Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari

Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari

Foto Ilustruese

KORÇE- Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorije, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat është kapur dhe arrestuar Bashkim Baçi 57 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta"   

'Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rusia nis sulmin me dron në portin e Ukrainës duke siguruar hyrje në Detin e Zi

Rusia nis sulmin me dron në portin e Ukrainës duke siguruar hyrje në Detin e Zi