Korçë, kapen 2 doganierë, kaluan
nga Gorica mallra kontrabandë
Dy doganierë të pikës kufitare të Goricës në Korçë u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë.
KORÇË – Dy doganierë të pikës kufitare të Goricës në Korçë u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë. Seksioni i Hetimit dhe Analizës së Rriskut në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë vuri në pranga gjithashtu dhe dy drejtuesit e automjetit me mallra për të cilat nuk kishin asnjë faturë për shoqërim apo dokument zhdoganimi malli.
Nalton Moni, 37 vjeç dhe GezimGega, 46 vjeç të dy banues në fshatin Pojan Korçë, u arrestuan rreth orës 19:30 në fshatin Zvezde të rrethit Korçë, në aksin rrugor që vjen nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë, ku në automjetin e tyre tip Mercdes Benz me targë CA7441PT, në pjesën pasme të mjetit u konstatuan një sasi mallrash si me poshtë:
1- 160 shishe palstike verë e kuqe me sasi secila 2 litra
2- 160 shishe plastike Uthull me sasi 2 litra
3- 40 shishe plastike Coca Cola te zeze me sasi 2 litra
4- Pesë kuti kartoni me produkte mishi me peshë të përgjithshme 58 kg
Policia e Korçës njofton se pas verfikimeve të kryera në sistemin “Tims” rezultoi se këta shtetas kanë hyrë në Shqiperi nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë po me datë 28 Prill në orën 18.52.
Në këto kushte Policia vuti në pranga dy doganierët e pikës së Kalimit Kufitar Goricë, Altin Muarem Cenolli, 42 vjeç, banues në Korçë dhe Niko Postol Vurmo, 43 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohen për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion
25 Dhjetor, 21:22
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë
25 Dhjetor, 21:08
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40