TIRANË- Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy shtetas të cilëve i janë gjetur armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Burime pranë Policisë së qarkut Korçë bëjnë të ditur se të arrestuar janë at e bir, Kastriot Avni Capo, 41 vjeç dhe Avni Ismail Capo, 73 vjeç, banuesa në Gështenjas.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gështenjas, i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 kg e 130 gram lëndë e dyshuar si narkotike canabis sattiva, një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, 2 krëhëra automatiku model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 155 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
Po ashtu policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasi Koço Kondili, vjeç 59, banues në lagjen 2. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip benc - Mercedes, me targë AA 390 AO, është përplasur me mjetin benc - Mercedes, drejtuar nga shtetasi I.V, banues në fshatin Pojan dhe si rezultat ka marrë dëmtime drejtuesi , i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./ATSh/
/Shqiptarja.com