KORÇË- Një i burgosur në burgun e Drenovës është kapur me drogë. Mësohet se policia i ka gjetur të burgosurit Kristaq Izeti, i cili dyshohet se ka patur kanabis brenda në qeli.
Policia ia ka gjetur të dënuarit drogën brenda në qeli, ndërsa e kishte ndarë kanabisin në 6 doza. I burgosuri Kristaq Izeti rezulton i dënuar për vjedhje.
Ende nuk ka detaje sesi i burgosuri ka arritur që ta fusë drogën brenda në qeli. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento