Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap me armë zjarri pistoletë.

Bëhet fjalë për Bilal Mullallin, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit, i cili u ndalua nga policia në kryqëzimin e fshatit Dishnicë. Sipas informacioneve të Report TV, arma u gjet në automjetin e tij, ndërsa mësohet se ai është person me precedentë të mëparshëm penalë. Burime policore bëjnë me dije se Mullalli dyshohej prej kohësh se mbante armë zjarri dhe arrestimi i tij u krye gjatë një operacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.